Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se Shkupi do të ketë festë të Vitit të Ri siç e meriton çdo metropol, do të dekorohet.

“Në program nuk janë parashikuar fonde për dekorime para Vitit të Ri, por me ribalancimin e buxhetit të premten, do të sigurojmë fonde për dekorimin e kryeqytetit dhe do të organizohet një festë e Vitit të Ri siç duhet për qytetarët dhe pritje e Vitit të Ri. Me këtë, Shkupi më në fund do të dekorohet siç duhet dhe siç e meritojnë qytetarët tanë”, tha Gjorgievski.

Lidhur me thirrjen e Prokurorit publik, Lupço Kocevski për të raportuar nëse ka indikacione për abuzime në Qytetin e Shkupit, Gjorgievski tha se tashmë janë takuar me përfaqësues të Policisë Financiare dhe shtoi se në interes të hetimit, nuk mund të japë më shumë informacione.

“Unë qëndroj pas të gjitha fakteve që i kam paraqitur publikut. Rreth 500 persona janë hequr nga listat e të punësuarve në ndërmarrjet publike të qytetit që kanë marrë paga, por nuk kanë shkuar në punë, domethënë kanë shkelur Ligjin për marrëdhënie të punës dhe disiplinën në ndërmarrje. Këta nuk janë njerëz që do të zëvendësohen me të rinj sepse u është lejuar vetëm të abuzojnë me institucionet dhe të na sjellin në gjendjen që jemi sot në Qytetin e Shkupit”, tha Gjorgjievski.

Dua, shtoi ai, të ketë përgjegjësi komanduese që nuk do të thotë vetëm që këta persona të hiqen nga listat e punësimit, por të ketë edhe përgjegjësi ai që ka nënshkruar për të marrë paga dhe të mos punojnë, si dhe drejtori që i ka miratuar të gjitha këto.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com