Gjykimi për tragjedinë në diskoteken “Puls” në Koçan, në të cilën e humbën jetën 63 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, do të fillojë më 19 nëntor në sallën e gjyqit të INP Idrizovë. Në çështjen janë të përfshirë 38 të pandehur – 35 persona fizikë dhe tre juridikë.

Gjykimi do të zhvillohet me një ritëm prej dy seancash dëgjimore në javë, ndërsa datat fillestare janë caktuar për 19, 25 dhe 26 nëntor. Gjykata do të marrë masa të përforcuara sigurie, përfshirë praninë e një ekipi mjekësor.

Autoritetet u bënë thirrje mediave dhe opinionit për raportim dinjitoz dhe të përgjegjshëm, pa sensacionalizëm, me respekt ndaj viktimave dhe të gjitha palëve në procedurë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com