Gostivar, 2 nëntor 2025 – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër M.A. (26) nga fshati Senokos, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim, tregtim dhe posedim i paautorizuar i armëve të zjarrit ose materieve shpërthyese”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 tetor 2025, kur gjatë kontrolleve zyrtare në fshatin Senokos, punonjësit e Njësisë Policore të Gallatës kanë vërejtur një grup personash, ndërsa njëri prej tyre ka hedhur një armë.
Në bisedën zyrtare me policët, M.A. ka pranuar se arma i përkiste atij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje.TS
Mgid