Mbrëmë (05.11.2025) rreth orës 03:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, policia ka privuar nga liria A.O. (29) nga fshati Vidushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës.

Siç mëson TetovaSot nga burime policore, ekzistojnë dyshime të bazuara se i ndaluari është autor i disa veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”, ndërsa gjatë natës së kaluar ka tentuar të kryejë edhe tre vjedhje të tjera.

Sipas të dhënave të TetovaSot, gjatë arrestimit, tek ai janë gjetur dhe konfiskuar mjetet me të cilat dyshohet se i ka kryer veprat. A.O. është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com