Njësia për Punë të Brendshme Kratovë ka ngritur kallëzim penal kundër E.M. (38) nga Kratova, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Sipas hetimeve, më 03.10.2025 në Kratovë, e denoncuara ka tentuar të sulmojë me një send prej druri një të punësuar në Institucionin Publik “Qendra për Punë Sociale” – Kratovë, si dhe ka kërcënuar punonjës të tjerë gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.

Rasti është dokumentuar dhe kundër saj është ngritur procedurë penale.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com