Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në fjalimin e tij sot në Kuvend, theksoi se raporti i fundit i Parlamentit Evropian është më negativi deri më tani për vendin. Ai nënvizoi se në raport ka rekomandime të qarta për ndryshime kushtetuese, të cilat institucionet vendore duhet t’i trajtojnë me seriozitet.

“Qëndrimi i qeverisë është tepër rigid. Nëse vazhdojmë me këtë qasje, nuk mund të presim perspektivë të qëndrueshme europiane. Kjo mund të çojë drejt një krize të thellë dhe pasojave të rënda, përfshirë edhe largimin masiv të qytetarëve që do të kërkojnë pasaporta të shteteve të tjera — numër që mund të arrijë në qindra mijëra, çka nuk është në interes të shtetit,” deklaroi Snopçe.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com