Kryeministri Edi Rama vlerësoi skuadrën shqiptare të negociatave pas hapjes së kapitullit të fundit në Bruksel, duke theksuar rolin e dy drejtueseve, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni.

Ai shprehu mirënjohje për negociatorët dhe ekipin që, sipas tij, po e bëjnë krenare Shqipërinë në një prej fazave më sfiduese të integrimit europian.

Rama: Kjo është pjesë e skuadrës së negociatave, që drejtohen nga këto dy zonja, Majlinda dhe Adea dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, pasi u hapën të gjithë kapitujt. Dua t’i falenderoj me respekt dhe me admirim të gjithë negociatorët dhe të gjithë të tjerët që nën drejtimin e tyre e bëjnë krenare Shqipërinë këtu në Bruksel dhe nuk është e lehtë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com