Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç thotë ai, “pazare të pista politike” që ndikuan në rezultatin përfundimtar informon Tetovasot.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë të gjitha faktet dhe dokumentet që, sipas tij, dëshmojnë mënyrën se si u “shit” Bërvenica në dëm të vullnetit të votuesve shqiptarë.

“Do t’i nxjerr të gjitha pazaret e pista që janë bërë pas shpinës së qytetarëve. E vërteta do të dalë në dritë”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, pavarësisht mobilizimit të madh të elektoratit shqiptar në këtë komunë, rezultatet përfundimtare nuk pasqyrojnë realitetin në terren. Reagimi i tij ka ngjallur shumë diskutime në rrjete sociale, ku mbështetësit kërkojnë transparencë dhe sqarime nga subjektet politike që morën pjesë në garë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com