Ish-kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ndodhet sonte në Tiranë, ku ka publikuar një fotografi pranë zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ende nuk dihet nëse Ramadani do të zhvillojë takim me Ramën apo bëhet fjalë vetëm për një vizitë simbolike dhe një fotografi afër zyrës së kryeministrit.

Pak ditë më parë, Ramadani kërkoi publikisht takim me dy kryeministrat shqiptarë, Edi Ramën dhe Albin Kurtin, lidhur me zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Sipas tij, në këto zgjedhje ka pasur manipulime dhe blerje votash.

Kujtojmë se Ramadani u përball me kandidatin e VMRO-së, Jovica Ilievski, pasi siç pretendon ai u “tradhëtua” nga drejtuesit e VLEN-it. Pas këtij zhvillimi, ai fitoi mbështetje të gjerë nga banorët shqiptarë të Bërvenicës dhe diaspora.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com