Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike të Kosovës, ka folur për garën brenda kësaj partie për kryetar, për të është ka rëndësi procesi i zgjedhjes së të parit e kësaj partie, duke thënë se duhet të ketë platformë të qartë për këtë parti.

Ai ka shtuar se këtë çështje ai nuk e sheh si teknike, porse, ‘’një çështje shumë të rëndësishme politike’’.

‘’Unë dua që të garojë për karrigen e kryetarit të partisë. Për atë mendoj që procesi është më rëndësi. Me një platformë të qartë se si mund ta bashkojë PDK’në, se si mund të jap një orientim të ri se si mund të duket PDK në vitet e ardhshme se si mund të bashkëpunojë edhe me vetë opozitën, edhe me LDK edhe me AAK edhe me NISMA’n. Çfarë forme ta tejkalojmë këtë ngërç politik. Janë pritjet që unë i kam prej vetes time se çka mund të jap kontribut në një konventë të ardhshme të PDK, prandaj zgjedhjen e kryetarit të PDK nuk e shoh si çështje teknike por si një çështje shumë të rëndësishme politike. Për këtë po angazhohem që të ketë garë, mund të garojë dikush tjetër, që nuk është aprovuar. Mund të vendos baza për dikë tjetër, mund të thotë dikush që Bedriu dhe unë nuk jemi më meritorët për këtë punë. Por këtë e caktojmë ne. Ia caktoj unë vetes misionin tim dhe sa mund të shtyjë një qëllim të caktuar politik”, ka thënë n Klan Kosova.

Hoxhaj ka thënë se ai është i vendosur që të jetë pjesë e garës për kryetar të PDK’së porse, ai po kërkon ‘’garë fer’’.

‘’Unë kam prit që kur të hapet gara për të parin e PDK, sikurse kam shpallur kandidaturën tek ju, do ta kem një mundësi të tillë. Unë jam i vendosur që të jemi pjesë e garës, por po kërkoj garë ferë, po kërkoj garë të barabartë, po kërkojë që javëne ardhshme të jem në Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, që ne, dy tre kandidatë të prezantohemi përballë strukturave të partisë’’, ka thënë ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com