Pas spekulimeve dhe pyetjeve nga ndjekësit, Ikballe Huduti ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar arsyen pse nuk mori pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova. Ajo ka treguar se gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj është përkeqësuar ditët e fundit, duke e detyruar të tërhiqet nga ky projekt.
Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Huduti falënderoi ata që treguan mirëkuptim dhe kritikoi ata që dyshuan në sinqeritetin e saj. Ajo theksoi se qëllimi i pjesëmarrjes ishte human dhe i lidhur me promovimin e vlerave morale, duke shtuar se në kontratë kishte specifikuar që vetëm përkeqësimi i gjendjes së bashkëshortit do ta ndalte këtë rrugëtim.
Në fund, Ikballe uroi sukses banorëve të BBVK4 dhe bëri thirrje për më shumë mirëkuptim dhe njerëzi ndaj sfidave të të tjerëve.
“Faleminderit Olta për këto fjalë të mençura nga shpirti i pastër.
Më vjen keq për disa të tjerë që mendojnë se mund të manipulohet me sëmundjen e dikujt. Sëmundja mallkon gënjeshtarin edhe më shumë.
Bashkëshorti im, para dy muajve ka qenë shumë mirë dhe më ka përkrahur fuqishëm në këtë sfidë të misionit tim.
Vetëm këto tre ditë iu është rënduar gjendja.
Në kontratë kam deklaruar qartë se nuk do ta ndal këtë rrugëtim për asgjë, përveçse nëse gjendja e tij e kërkon, sepse Parkinsoni është sëmundje e ngadalshme dhe lidhet ngushtë me emocionet.
Prandaj e falënderoj Zotin që sot jam pranë burrit tim. E kam obligim dhe ndërgjegje shpirtërore t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në varfëri, në sëmundje dhe në çdo lloj nevoje që sjell jeta bashkëshortore.
Për mua është një humbje e madhe që nuk pata mundësi të jem pjesë e BB VIP Kosova, sepse qëllimi im ka qenë aq human, sa që ia vlente të ecja edhe “nëpër gaca e gjemba”.
Suksesi, për mua, është i dy llojeve: njëri për famë e përfitim material, dhe tjetri për krijimin e promovimin e vlerave morale.
Misioni im fetare lidhet ngushtë me vlerat dhe përsosmërinë e njeriut , të cilat vlera janë në mungesë te madhe ne shoqërinë tone shqiptare.
Banorëve të Big Brother VIP Kosova u uroj suksese, le të fitojnë vlerat, le të fitojë i merituari.
Ndërsa ju që e ndiqni, para se të shani, fyeni apo akuzoni, mendoni pak sepse pothuajse çdo shtëpi shqiptare ka anëtarë me sfida dhe problematika morale.Askush nuk ju detyron ta shikoni këtë program.
Por ju që e shikoni, në vend se të poshtëroni, më mirë bëni lutje që këta banorë të vetëdijesohen për të mirat që kanë, të pendohen dhe të kthehen në rrugën huma