Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani, ka bërë të ditur se po merr pjesë në Konferencën e ODIHR-it “Developing Parliamentary Integrity Standards: Spotlight on EU’s Eastern Partnership and OSCE Regional Perspectives”, e cila po mbahet në Jerevan.

Hasani u shpreh se është “privilegj” të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje, ku janë mbledhur deputetë, ekspertë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të rajonit me synimin e përbashkët për të forcuar institucionet demokratike dhe për të avancuar standardet e integritetit në jetën publike.

Sipas tij, integriteti parlamentar nuk është thjesht një çështje teknike, por përbën themelin e besimit mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Ai theksoi se në një periudhë kur skepticizmi ndaj institucioneve publike po rritet, diskutime të tilla janë më të rëndësishme se kurrë.

Konferenca e ODIHR-it mbledh përfaqësues nga BE-ja, Partneriteti Lindor dhe rajoni i OSBE-së për të shkëmbyer praktika dhe për të zhvilluar standarde më të forta të integritetit parlamentar./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com