Më datë 06 nëntor 2025, rreth orës 19:45, në Departamentin Policor të Tearcës, një 54-vjeçar nga fshati Odri, bashkë me djalin e tij 13-vjeçar, kanë paraqitur një denoncim në polici.
Sipas kallëzimit, rreth orës 18:45, ndërsa i mituri ndodhej me shokët e tij në oborrin e shkollës fillore të fshatit, një person i panjohur ka hedhur një send të fortë në drejtim të tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore djalit, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.TS
Mgid