Kryeministri Hristijan Mickoski sot mohoi se mjetet nga IPARD janë bllokuar pas arrestimeve për korrupsion në Agjencinë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural se hetimi po thellohet sepse ka informacione edhe për keqpërdorime të mëparshme të mjeteve.
“Jo. Përkundrazi. Është përshëndetur aksioni pozitiv nga ana e njerëzve nga Komisioni Evropian”, deklaroi kryeministri Mickoski, i cili sot në mëngjes ishte për vizitë në fabrikën Kostal në Ohër.
Kryeministri Mickoski tha se ka kërkuar që të bllokohet pagesa e parave nga IPARD, që të shihet deri ku kanë shkuar keqpërdorimet.
.Duhet të shohim deri ku shkojnë keqpërdorimet. Sepse informacionet fillestare flasin se kjo nuk është prej tani por disa vite me radhë është bërë kjo, kështu do të hetojmë gjithçka dhe çdonjëri që mendon se do të kalojë ashtu gënjehet. Do të përgjigjen të gjithë nga i pari deri te i fundit. Kush do që të jetë”, tha Mickoski.
Ministria e Financave dje kumtoi se përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, Maqedonia ka marrë vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD. Siç ishte sqaruar, Vendimi i tillë vijon pas ngjarjeve aktuale me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.