Aktivi politik i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë ka dalë me një kërkesë të qartë drejtuar kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, që të ndërmarrë masa ndaj disa figurave politike të cilat, sipas tyre, “janë tallur dhe kanë përbuzur nderin e tetovarëve”.

Në reagimin e publikuar nga ish-këshilltari i BDI-së së Tetovës, Veton Murati, thuhet se nuk mund të kapërdihet fakti që “mundi i aktivistëve të Tetovës të shkojë kurban i talljeve të atyre që në kulmin e pushtetit kanë goditur Tetovën nga brenda”.

Murati thekson se Tetova gjithmonë ka dëshmuar besnikëri ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kërkon që procesi i reformimit brenda partisë të nisë pikërisht nga ata që, siç shkruan ai, “na ofenduan të gjithë neve tetovarëve”.

“Tetova ka dëshmuar se kur është në pyetje Ali Ahmeti, të gjithë jemi rreshtuar pas tij. Prandaj kërkojmë nga kryetari që reformimin ta fillojë nga ata që na ofenduan të gjithë neve tetovarëve,” – ka shkruar Veton Murati.

Ky reagim vjen në një moment kur në opinion po zhvillohet debat i gjerë për riorganizimin e strukturave të BDI-së dhe për rolin e figurave të caktuara brenda partisë në periudhat e fundit të qeverisjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com