Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në Bejrutin jugor, i pari që nga fillimi i qershorit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sulmi është kryer me synimin për figurën e dytë më të lartë të Hezbollahut.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se IDF-ja ka goditur “në zemër të Bejrutit, duke synuar shefin e shtabit të Hezbollahut, i cili udhëhoqi përpjekjet e organizatës për ndërtimin dhe armatimin”.

Një burim izraelit i ka thënë CNN-it se objektivi i sulmit ishte Haytham Ali Tabatabai, praktikisht zëvendëskomandanti i Hezbollahut.

Netanyahu ka urdhëruar sulmin bazuar në rekomandimin e ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të IDF-së, ka thënë zyra e tij.

“Avionët armik nisën një sulm në periferitë jugore të Bejrutit, duke rezultuar në viktima dhe dëme të konsiderueshme”, ka raportiar agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com