Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se shefi i kabinetit të tij, Andriy Yermak, ka dhënë dorëheqjen pas një bastisjeje në apartamentin e tij nga agjencia antikorrupsion.

Yermak, 54 vjeç, ka qenë këshilltari më i ngushtë i Zelenskyt gjatë gjithë luftës kundër Rusisë, por është vënë nën presion për shkak të një skandali korrupsioni – edhe pse nuk u akuzua për ndonjë shkelje.

Agjencitë antikorrupsion të Ukrainës bastisën apartamentin e Yermakut në selinë qeveritare të Kievit herët të premten dhe ai ka thënë se nga ana e tij ka bashkëpunim të plotë për hetim.

Yermak ka qenë edhe lideri negociues i Ukrainës në bisedimet e paqes me Rusinë.

Bastisjet vijnë në një moment mjaft deçiziv për të ardhmen e Ukrainës ku po diskutohet plani i paqes i hartuar nga administrata Trump.

Skandali i korrupsionit ka tronditur Ukrainën këtë muaj, pasi hetuesit lidhin disa figura të njohura politike me një skandal të dyshuar për përvetësim prej 100 milionë dollarësh në sektorin e energjisë. Kjo ka dobësuar edhe pozicionin e Zelenskyt, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e ka shfrytëzuar edhe më shumë për ta vënë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit ukrainas.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com