Shkëndija pësoi disfatë 3:0 nga Arsimi i Çegranit në ndeshjen kampionale të zhvilluar mesditën e sotme në Gostivar.

Pas kësaj disfate, nga tabori i kuqezinjëve ka folur trajneri Jeton Beqiri, i cili këtë humbje e quan të turpshme dhe skandaloze.

“Ishte një paraqitje normale në pjesën e parë, kishim disa raste të pastërta për shënim. Ndërkohë ajo që ndodhi në pjesën e dytë, ishte shumë zhgënjyese, në momente të veçanta edhe e turpshme, mos të them edhe skandaloze nga pjesa jonë. Nuk mund ta shpjegojë për momentin humbjen, duhet të bëjmë analiza. Bëmë aq shumë gabime në mbrojtje, ishte një ditë e keqe dhe shumë e zezë me një paraqitje shumë të dobët nga ana jonë”.
“Mendoj që e kishim përgatitur ndeshje dhe ishim shumë serioz, pasi e dinim se do të jetë një ndeshje e vështira dhe shumë rrethana dhe arsyje tjera. Asnjë arsyeje nuk ka që ne ta humbim në këtë mënyrë dhe duhet të ulemi ta analizojmë, të reflektojmë dhe normalisht nga unë i pari të marrë përgjegjësinë, pasi unë jam ai që duhet ta marrë këtë përgjegjësi. Duhet të bëjmë analizë dhe shumë e rëndësishme është që Shkëndija të reagojë fuqishëm nga ndeshja e ardhshme”.
“Unë mendoj se do të ishte histori totalisht tjetër e ndeshjes. Në këto situata, në këto ndeshje ku ka presion nga ekipi kundërshtar, shumë e rëndësishme është që të shënosh dhe normalisht pastaj ndeshja do të kishte marrë kahje tjetër. Por, unë asnjëherë sdua të krijojë alibi, totalisht faji është i joni dhe i imi. Ju kërkojë ndjesë tifozëve dhe përkrahësve të Shkëndijës për këtë humbje, pasi është një humbje e turpshme nga ana jonë. Unë shpresoj se Shkëndija do të jetë aq e fortë dhe do të kthehet me rezultate të mira në ndeshjet në vazhdim”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume