Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër A.K. (28) nga Gostivari, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.”
Sipas informacioneve të policisë, më 7 nëntor 2025, në Gostivar, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të të dyshuarit, gjatë së cilës është gjetur dhe konfiskuar sasi marihuane e përgatitur për shitje të mëtejshme.
Materialet e mbledhura janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Mgid