Tetovë, 12 nëntor – SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personit A.M. (39) nga fshati Gorno Pallçisht, Komuna e Bogovinës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë” – raporton Tetovasot.
Sipas informacioneve nga policia, më 01 gusht 2025, përpara një objekti tregtar në Gorno Pallçisht, i dyshuari ka sulmuar fizikisht B.A., gjithashtu nga i njëjti fshat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, materiali i plotë i dosjes do të dorëzohet në Prokurorinë kompetente për procedurë të mëtejshme ligjore.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com