Tetovë, 12 nëntor – SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. nga fshati Bllacë, Komuna e Bërvenicës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim” – raporton Tetovasot.

Sipas policisë, më 21 shkurt 2025, i dyshuari ka nënshkruar një kontratë të noterizuar me një person tjetër për shitblerjen e automjetit “Mercedes”. Me kërkesën e pronarit, automjeti u lejua të qëndrojë edhe disa ditë tek S.T., por pas përfundimit të afatit, S.T. nuk ia ktheu makinën pronarit, duke e shitur atë te një person i tretë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, materiali i dosjes do të dorëzohet në Prokurorinë kompetente për procedurë të mëtejshme ligjore.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com