SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim në detyrë”. E denoncuara, gjatë vitit 2024 në cilësinë e drejtoreshës së një gjimnazi në Kumanovë, ka përvetësuar dy telefona celularë pronë e shkollës, të cilët i ishin dhënë për përdorim zyrtar. Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk i ka kthyer, duke përfituar në mënyrë të paligjshme një përfitim pasuror prej rreth 130.000 denarë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com