Më 02.11.2025 në orën 19:10, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën Dimitrie Çupovski në Shkup, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Tiguan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (33) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin M.M. (79) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti rezultoi me lëndime të rënda trupore për 79-vjeçarin M.M., i cili u diagnostikua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Më vonë, pas masave të marra, shoferi A.A. u gjet dhe u ndaluar në rrugën lokale për në “Vodno”. U krye një hetim, ndërsa pas hetimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim përkatës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com