Tetovë, 09 Nëntor 2025 – Zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Q.I. (32) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, pasi është kapur duke drejtuar automjetin “Mercedes” me shpejtësi 192 km/h në autostradën Shkup–Tetovë, pranë pikës së pagesës rrugore Zhelinë, në një zonë ku kufiri i lejuar është 100 km/h.

Sipas burimeve të Tetovasot, ndaj shoferit është ndërmarrë procedurë përkatëse për tejkalim të ndjeshëm të shpejtësisë, ndërsa policia apelon për respektim të rregullave të komunikacionit dhe kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com