Gjatë ditës së nesërme, kombëtarja e Kosovës i rikthehet stërvitjeve dhe përgatitjeve për ndeshjen ndaj Zvicrës, të fundit ndeshje në kualifikimet e Botërorit 2026.

Ndeshja ndaj Zvicrës, pjesë e së cilës është edhe Granit Xhaka, luhet të martën me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar edhe për agjendën e kombëtares së Kosovës, por edhe të asaj zvicerane.

FFK-ja njofton se Kosova zhvillon stërvitje nesër nga ora 11:30, derisa nga ora 12:45 është konferenca për media e kombëtares dardane.

Pak orë më vonë, nga ora 15:45, selektori Murat Yakin me një lojtar zviceran do të dalin në konferencë për media.

Nga ora 17:00, Granit Xhaka me shokë do të stërvisin për herë të fundit para përballjes me Kosovën.

Të gjitha aktivitetet e përmendura do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja Kosovë – Zvicër është ndeshja e fundit në këto kualifikuese për Botëror, me “Dardanët” që deri më tani kanë tubuar 10 pikë nga pesë ndeshje, teksa “Helvetikët” kanë mbledhur 13 pikë.

Kosova veçse e ka siguruar “play-offin”, gjersa duhet të synojë mrekullinë – fitore prej 6-0 ndaj Zvicrës – nëse dëshiron vendin e parë në grup.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com