Ish-nënkryetari dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka njoftuar tërheqjen e tij nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet që ka mbajtur brenda subjektit. Lloga vendimin e ka bërë publik përmes një letre drejtuar bashkëpartiakëve dhe qytetarëve, duke e cilësuar atë si një hap të vështirë, por të menduar gjatë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Pas një periudhe të gjatë analize dhe reflektim0kruan Lloga, duke theksuar se për 10 vite ka bashkëpunuar me njerëz të përkushtuar, por edhe me të tillë që “nuk e përballuan rrugëtimin e gjatë e plot sfida”.

Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ka qëndruar i drejtë ndaj bindjeve të tij, edhe kur ato nuk ishin të pëlqyera. “E vërteta kërkon guxim. Nëse dikush është ndier i lënduar nga fjala apo veprimi im, u kërkoj ndjesë,” shprehet Lloga.

Në letrën e tij, ai kujton edhe rrënjët familjare dhe sfidat me të cilat është rritur, në një ambient të ngarkuar politikisht gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Lloga thotë se këto rrethana e kanë formësuar dhe do ta shoqërojnë pavarësisht rolit që do të ketë në të ardhmen.

Ai falënderon në veçanti aktivistët e Aleancës për Shqiptarët, votuesit e Frontit Europian dhe Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, për mbështetjen e vazhdueshme.

Lloga shprehet se Maqedonia e Veriut duhet të ndërtohet si shtet i lirë dhe i barabartë për të gjithë: “Na mbetet detyrë e përbashkët, si shqiptarë, maqedonas, turq, vllehë e të tjerë, të ndërtojmë një shtëpi të përbashkët me respekt dhe dinjitet.”

Në fund, ai njofton se megjithëse braktis funksionet partiake, nuk largohet nga jeta publike:
“Do të vazhdoj të jem mes jush, por në një vallëzim më të lirë – një solist me shpirt të lirë dhe dashuri për njerëzit.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com