Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte i pranishëm në manifestimin tradicional “dita e preshit”, që u mbajt në fshatin Gradoshorc, Komuna e Vasilevës. Ngjarja, e cila çdo vit mbledh banorë nga e gjithë zona, ka për qëllim festimin e begatisë së tokës vendore dhe punës së palodhur të bujqve.
Gjatë vizitës, Mickoski u takua dhe bisedoi me prodhuesit lokalë, të cilët me krenari e ruajnë traditën e kultivimit të produkteve karakteristike të rajonit.
“Sot mora pjesë në “Prazijadën” në fshatin Gradoshorc, Komuna e Vasilevës.
Një ngjarje që tradicionalisht i bashkon njerëzit nga i gjithë rajoni për të festuar pasurinë e tokës vendore dhe punën e palodhur të bujqve.
Ngjarja ishte e mbushur me energji të mrekullueshme dhe shoqërim, dhe pata mundësinë të bisedoj me prodhuesit lokalë, të cilët me krenari e ruajnë këtë traditë” ka shkruar Mickovski.
Atmosfera në manifestim ishte e mbushur me energji pozitive, shoqërim dhe prezantime të prodhimeve bujqësore./TS/