Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se të dhënat për jehonën e votuesve gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale do të publikohen çdo dy orë.

Në paraqitjen e parë para mediave, kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, bëri të ditur se deri në orën 09:15 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22.379 qytetarë, që përbën 2.88% të trupit votues.

“Jehona e votuesve deri në orën 9:00 është 2.88%, përkatësisht gjithsej kanë votuar 22.379 votues. Këto të dhëna janë bazuar në rezultatet e përpunuara nga 76% e vendvotimeve,” deklaroi Kondarko.

Ai theksoi se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa.

“Vetëm në Komunën e Dojranit, në vendvotimin 0385, për shkak të një problemi teknik me kartelën inteligjente të pajisjes, pati një vonesë të vogël. Problemi është zgjidhur dhe votimi po vazhdon normalisht. Në të gjitha vendvotimet e tjera nuk janë regjistruar asnjë parregullsi apo ankesa nga partitë politike,” shtoi kryetari i KSHZ-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com