Tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor, në Kennedy Center në Washington DC, në orën 17:00 GMT (12:00 ora lokale).

Do të jetë Kupa e Botës më e madhe deri tani, me 48 kombëtare që do të marrin pjesë – një rritje e numrit të ekipeve nga 32 sa ka qenë më parë.

Të tre vendet nikoqire kualifikohen automatikisht, ndërsa kombëtaret nga konfederatat e tjera do të kenë ndeshjet e tyre kualifikuese.

Gjithashtu, në ditën e tërheqjes, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të japë FIFA Çmimin për Paqe për herë të parë.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Si funksionon sistemi i kualifikimit të grupeve?

Të 48 skuadrat pjesëmarrëse do të vendosen në “tave” bazuar në renditjen e FIFA-s dhe kufizimet e konfederatave.

Skuadrat do të ndahen në katër tave me nga 12 skuadra secila. Çdo grup do të ketë një skuadër të tërhequr nga secila tavë.

Tava e parë përfshin vendet nikoqire dhe nëntë vendet më të larta në renditjen botërore të FIFA-s.

Tavat dy, tre dhe katër përfshijnë skuadrat e renditura më poshtë – kështu që teorikisht, çdo grup duhet të jetë i balancuar.

Skuadrat që përfaqësojnë vendet nikoqire do t’i caktohen pozicionet:

A1 – Meksikë
B1 – Kanada
D1 – SHBA
Skuadrat nga e njëjta konfederatë, përveç UEFA-s, nuk mund të tërhiqen në të njëjtin grup.

Në një grup nuk mund të jenë më shumë se dy skuadra nga UEFA.

Pjesëmarrësit do të tërhiqen në grupe me nga katër skuadra. Në total do të ketë 12 grupe.

Kush është kualifikuar?

Deri më 12 nëntor 2025, këto janë skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupa e Botës 2026:

Vendet nikoqire: Kanada, Meksikë, Shtetet e Bashkuara

Afrika: Algjeri, Kep Verde, Egjipt, Gana, Bregu i Fildishtë, Marok, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia

Azia: Australi, Iran, Japoni, Jordan, Katar, Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Uzbekistan

Europa: Angli

Oqeania: Zelanda e Re

Amerika e Jugut: Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Ekuador, Paraguai, Uruguai

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com