Barcelona ka marrë më në fund dritën e gjelbër për t’u rikthyer në “Camp Nou”, pas më shumë se dy vitesh.

Klubi blaugranas do të rikthehet në stadiumin e tij ikonik, në ndeshjen ndaj Athletic Club, e cila luhet në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Pas problemeve të shumta që penguan rikthimin e më hershëm të Barcelonës në “Camp Nou”, tashmë ëshë konfirmuar që katalunasit do të luajnë ndeshjen e së shtunës në shtëpinë e tyre, por me një numër të limituar spektatorësh.

Barcelona kaloi më shumë se dy vite në “Estadi Lluis Companys”, në stadiumin olimpik.

Ndeshjen e fundit në stadiumin ikonik, Barcelona e zhvillonte më 28 maj 2023, në xhiron e 38-të të La Ligas.

Atëbotë, Barça fitonte 3-0 ndaj Mallorcas, teksa Xavi ishte ende trajner i skuadrës.

Sergio Busquets e Jordi Alba e kishin luajtur ndeshjen e tyre të fundit me Barcelonën, me dyshen që aktualisht janë pjesë e Inter Miamit. Megjithatë, Busquets do të pensionohet nga futbolli, me të përfunduar sezoni në MLS.

Barcelona aktualisht është e dyta në La Liga, me tri pikë më pak se Reali që është në vendin e parë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com