Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se pas diskutimeve të zgjeruara dhe të thelluara brenda Lëvizjes, mandati i dytë për krijimin e qeverisë do t’i besohet Glauk Konjufcës.

“Unë dua të bëj një propozim të menduar mirë, e bëj jo për të bërë një lajm,” ka thënë Kurti, duke shtuar se ky vendim është rezultat i vlerësimit dhe besimit të madh që ai dhe gjithë Lëvizja kanë te Glauk Konjufca.

Kurti ka theksuar se Lëvizja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por po ashtu edhe e përgatitur për to.
“Kemi ofruar mundësi për zgjedhje qysh në qershor, kur e pamë se nuk duan bashkëpunim. Kemi marrë refuzimin e ftesave për bashkëpunim, gjersa na kanë bërë të pamundur çdo qeverisje në koalicion me ta,” ka thënë ai.

Sipas Kurtit ky propozim është gjithashtu një mënyrë për të shkurtuar periudhat e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme, duke evituar dy palë zgjedhje në dhjetor dhe prill.

“Po ia japim mundësinë opozitës që t’i kursejë vendit dy palë zgjedhje, sepse mjafton njëherë të shkohet në zgjedhje në prill kur vjen çështja e zgjedhjes së presidentit. Jemi gati për zgjedhje sot, edhe në dhjetor, edhe më shumë gati në prill, por po e japim këtë mundësi si zgjedhje për këtë bllokim të kotë që është bërë,” ka shtuar Kurti.
Ai ka njoftuar gjithashtu se kabineti do të vazhdojë me të njëjtin përbërje që ai ka propozuar, ndërsa ai vetë merr vendin e Glaukut dhe Glauk Konjufca merr vendin e tij.

Ky vendim vjen në një situatë ku Kurti shprehet se realiteti nuk mund të ndryshohet dhe se situata në të cilën jemi vjen përshkak të kalkulimeve të humbësve sepse po përpiqen të zvogëlojnë humbvjet e tyre me këso makinacionesh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com