Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pas tri vjetësh letrën të cilën thotë se ia ka dërguar drejtpërdrejt kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilovës për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë tash e pesë vjet.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shpjegoi se letrën po e bën publike pasi, siç thotë ai, beson se është e drejtë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

“E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

Kurti më tej shkruan se nuk ka arsye ligjore e as morale që ata të mbahen edhe më tej në paraburgim.

“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com