Nga paraburgimi i Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë urdhrin e tij të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu zyrtarisht në detyrë.

Në dokumentin e nënshkruar prej tij, Veliaj kërkon nga ndërmarrjet e bashkisë të nisin menjëherë përgatitjet për zbukurimin e kryeqytetit me ndriçime dhe dekorime për festat e fundvitit, si në sheshet kryesore ashtu edhe në godinat e institucioneve publike.

Ky veprim shihet si sinjal i vendosmërisë së Veliajt për të drejtuar bashkinë edhe nga qelia. Pas vendimit të 3 nëntorit, Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe konfirmoi se Veliaj vijon të jetë kryetar i ligjshëm i bashkisë. Megjithatë, strukturat e Partisë Socialiste po zhvillojnë ende takime me qytetarët për problematikat e kryeqytetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume