LD po vazhdon të zgjerohet. Sot, në një takim të mbajtur me njërin nga liderët e koalicionit dhe kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u formalizuan aderimet e reja nga Tetova.

Koalicionit VLEN iu bashkuan Ujkan Rahmani, kryetar i FRASH-Tetovë, Ferihane Murtezani, nënkryetare dhe Safet Asani, nënkryetar.

Ja letra Ujkan Rahmanit

Në bashkëbisedim me miq, familjarë dhe bashkudhëtarë, vendosa të marr këtë hap një vendim që nuk ishte aspak i lehtë sidomos pas 6 viteve përkushtimi, sakrifice dhe besnikërie ndaj një kauze që e kam mbajtur në zemër.
Gjatë këtyre viteve kam qëndruar pranë njerëzve që kam respektuar, pranë çdo anëtari e bashkëudhëtari me të cilin ndamë momente të mira dhe sfida të përbashkëta.
Por vjen një moment kur duhet të shikosh realitetin në sy.
Kur ideali për të cilin luftove fillon të shitet, kur parimet zëvendësohen me interesa personale dhe kur kauza humbet kuptimin e saj të parë atëherë çdo njeri që ka dinjitet duhet të marrë një rrugë të re.
Jo për inat por për besim tek e vërteta.
Jo për përfitim por për të mirën e përbashkët.
Por sot ndjej se është koha për një drejtim të ri për një frymë të re që e vendos dinjitetin dhe çështjen shqiptare mbi çdo interes personal.
Prandaj rruga ime politike do të vazhdojë me VLEN nën udhëheqjen e Z.Izet Mexhiti me bindjen se aty frymon ndershmëria përfaqësimi i sinqertë dhe vizioni për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Një falënderim i veçantë për të gjithë bashkëpartiakët e mi të deritanishëm prej më të madhit në post deri te më i vogli për çdo bashkëbisedim për çdo përkrahje dhe për çdo moment të ndarë me respekt.
Na prift e mbara të gjithëve
me respekt e mirënjohje nga zemra.
VAZHDOJM ME SINQERITET

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com