Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, siguroi për veten një vend në një klub tërësisht ekskluziv gjatë ndeshjes së fundit të “Blaugranave”.

Kjo ndodhi falë një hat-tricku të realizuar të dielën në mbrëmje.

Sulmuesi polak u rikthye në formacionin titullar, teksa Barcelona udhëtoi drejt “Balaídos” për përballjen e La Ligës kundër Celta Vigos.

Dhe gjatë fitores 4-2, Lewandowski u shndërrua në protagonistin absolut të sfidës.

Fillimisht, ai realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, më pas shënoi nga afër pas një pasimi të Marcus Rashford, ndërsa hat-trickun e plotësoi me një goditje me kokë në pjesën e dytë.

Siç u përmend më sipër, kjo paraqitje mbresëlënëse i mundësoi ish-yllit të Bayern Munich të futet në një grup elitar ku bëjnë pjesë vetëm dy prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e La Ligës.

Sipas “StatMuse”, vetëm tre futbollistë kanë arritur këtë statistikë në një ndeshje të kampionatit spanjoll që nga viti 2018:

3 ose më shumë gola

5 ose më shumë gjuajtje në portë

6 ose më shumë tentativa

11 ose më shumë prekje brenda zonës kundërshtare

Treshja në fjalë? Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe tani, Robert Lewandowski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com