Numri i personave që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës ka tejkaluar 69 mijë persona, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia palestineze e lajmeve Wafa, e cila citon autoritetet shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi.

Sipas raportit, 69,169 persona janë vrarë, ndërsa 170,685 të tjerë janë plagosur që nga nisja e konfliktit. Shifrat u përditësuan pas nxjerrjes së një numri të madh trupash nga rrënojat në disa zona të Rripit të Gazës.

Po ashtu, Wafa bën të ditur se që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor, janë vrarë 241 palestinezë dhe janë plagosur 614 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes për ndalimin e përkohshëm të luftimeve.

Situata humanitare në territorin e rrethuar mbetet tejet e rëndë, ndërsa organizatat ndërkombëtare vazhdojnë të bëjnë thirrje për qasje të plotë humanitare dhe respektim të armëpushimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com