Kandidati i ZNAM për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, shpalli fitore në zgjedhje.

“Kjo nuk është fitore ime, kjo është fitore e Kumanovës,” tha ai sonte.

Ai falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe njoftoi se ka pranuar urimin e kundërkandidatës së tij.

“Detyra ime është të vazhdoj të punoj për Kumanovën time, por edhe që ZNAM të konsolidohet në skenën politike. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, mesazhi është kuptuar. Kjo fitore nuk ishte e lehtë, duke pasur parasysh se e dinim se kush ishte nga ana tjetër dhe cilat lobi dhe grupe e mbështesnin,” tha Dimitrievski.

Kundërkandidati i Dimitrievskit në garën për kryetar ishte Goran Stojkovski – Diro, kandidat i pavarur./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com