MASH dhe DAP nga Aerodromi filluan aktivitetet për përforcimin e edukimit financiar dhe tatimor të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme
Prej sot, në shkollat e komunës së Aerodromit fillojnë punëtoritë përmes të cilave më të
rinjtë do të njihen më hollësisht me rëndësinë e taksave, mënyrën e funksionimit të sistemit
tatimor, rolin e DAP dhe institucioneve të tjera financiare, si dhe me rëndësinë e menaxhimit
të përgjegjshëm dhe transparent të fondeve publike. Shprehim mirënjohje të madhe ndaj
Drejtorisë së të Ardhurave Publike që mbetet mbështetëse dhe partnere e fuqishme e
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe e sistemit edukativo–arsimor.
Këtë e theksoi sekretari shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, në
punëtorinë e parë kreative të mbajtur sot në SHF „Bllazhe Koneski” në Aerodrom, duke
sqaruar se aktivitetet po fillojnë për më pak se një muaj pas firmosjes të Memorandumit të
bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Drejtorisë së të
Ardhurave Publike (DAP) për forcimin e edukimit financiar dhe tatimor të nxënësve.
„ Duke ofruar ekspertizën dhe profesionalizmin e punonjësve të saj, DAP kontribuon në
mënyrë të rëndësishme në ndërtimin e brezave të nxënësve më të avancuar, të informuar dhe
të edukuar financiarisht, të cilët do të kuptojnë shumë më mirë mekanizmat e shoqërisë
moderne dhe do të jenë të përgatitur të kontribuojnë në zhvillimin e saj të qëndrueshëm,” tha
Ivanovska.
Është paraparë që edukimi të përfshijë nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, do
të zhvillohet në mënyrë interaktive – përmes lojërave, simulimeve dhe punëtorive kreative,
ndërsa njohuritë e fituara do të testohen me kuiz tatimor, domethënë garë midis nxënësve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës pret realizim të suksesshëm të kësaj mase gjithëpërfshirëse
dhe transformimin e saj të mëtejshëm në zgjidhje sistematike, përmes avancimit të
programeve mësimore. Ndërtojmë qytetarë të vetëdijshëm dhe përgjegjës, të cilët kuptojnë se
taksat janë themeli për financimin e mirëqenies publike dhe për nxitjen e përparimit shoqëror.

