MASH uron Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim, në vitin 2026 rritje rekord e buxhetit për veprimtarinë kërkimore-shkencore
Shkenca në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e dukshme jo vetëm si temë diskutimi, por edhe
si fushë veprimi. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi përparimin e
vendit në fushën e shkencës, dhe përbën rezultat të politikave kombëtare efektive dhe të
buxhetit dukshëm të rritur për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Nga 380
milionë denarë në vitin 2024, buxheti u rrit në 680 milionë denarë në vitin 2025, ndërsa për
vitin e ardhshëm 2026 është paraparë buxhet rekord prej 1,37 miliardë denarësh për
shkencën!
Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit kalendarik, përmes tre thirrjeve për shpërndarjen e
mjeteve, ka stimuluar realizimin e projekteve shkencore dhe kërkimore në universitetet
publike, fakultetet dhe institucionet shkencore, në ASHAM dhe komunitetin e biznesit, të
cilat janë në përputhje me qëllimet e Strategjisë për Specializim Intelegjent të Maqedonisë.
Projektet po realizohen me sukses.
Shkenca është shtylla e zhvillimit shoqëror, dhe për këtë arsye në vitin 2026 buxheti për
shkencën do të arrijë 1,37 miliardë denarë, me të cilët do të vazhdojë financimi i projekteve
kërkimore-shkencore, për zhvillimin e resurseve laboratorike, pjesëmarrjen në konferenca
shkencore ndërkombëtare dhe organizimin e atyre vendore, botimin e punimeve shkencore në
revista me faktor impakti, ndarja e bursave për shkencëtarë të rinj, bursave për ciklin e dytë
dhe të tretë të studimeve në vend, si dhe organizimi i qëndrimeve shkencore dhe studimore
jashtë vendit.
Veçanërisht gëzon rritja e interesit te të rinjtë për të u marrë me shkencë dhe inovacione, e
cila reflektohet në shfrytëzimin e masave që MASh-I i vë në dispozicion, kështu që, së
bashku me institucionet e tjera kompetente qeveritare, vazhdojmë t’i mbështesim ata në
realizimin e ambicieve personale.
Politikat zhvillimore marrin vazhdimësi, sepse çdo investim në shkencë shpërblehet dhe se
për mjete dhe punë në këtë sektor nuk duhet kursyer.