Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappé, ka konfirmuar shpresat e tij për të qëndruar në hap me dy lojtarët më të spikatur të epokës aktuale, pasi arriti një tjetër rekord të rëndësishëm në golashënim të enjten.
Mbappé shënoi golin e tij të 400-të në karrierën seniore mbrëmjen e djeshme.
Gjatë fitores së Francës 4-0 ndaj Ukrainës në kualifikimet për Kupën e Botës, talenti i formuar te Monaco ishte protagonist absolut, duke realizuar një dygolësh dhe duke dhënë një asist.
Me këtë, Mbappé ka arritur një shifër goleadorësh që vetëm pak lojtarë në historinë e futbollit botëror kanë kapur ndonjëherë.
Jo vetëm kaq, por ai e ka bërë këtë në moshën vetëm 26-vjeçare.
Pas ndeshjes, sulmuesi shpërthyes theksoi se standardi ndaj të cilit duhet të matet vazhdon të jetë ai i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit:
“400 gola nuk i impresionojnë njerëzit. Dua të lë gjurmë në historinë e futbollit, ndaj duhet të shënoj të paktën edhe 400 të tjerë. Ka një me më shumë se 950 gola, dhe një tjetër me mbi 900. 400 nuk mjaftojnë për të mbetur në rrethin e lojtarëve që i befasojnë njerëzit”, tha ai.