Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim pas raportimeve të mediave serbe se një grup shqiptarësh të maskuar në rrëzë të Kodrës së Shopit, kanë qëlluar 15 herë drejt anëtarëve të Ushtrisë Serbe. Policia thotë se këto janë dezinformata.

“Policia e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar ( ka hapur zjarr) drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.”

Policia thotë se nuk kanë të dhëna për ndonjë incident të tillë.

“Në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar. Publikimi i informacioneve të tilla të pasakta kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare.”

Policia e Kosovës thotë se “qytetarët dhe opinonin publik se situata në zonën kufitare ka qenë dhe vazhdon të mbetet e qetë dhe plotësisht nën kontroll të autoriteteve”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com