Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka njoftuar se do të pranojë qytetarët në kabinetin e tij çdo ditë nga ora 14:00 deri në 16:30.

Qëllimi i këtij vendimi, sipas tij, është krijimi i një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe dëgjimi i problemeve e propozimeve të tyre.

“Ju mirëpresim!”, shkruan Qyra në njoftimin e tij në Facebook.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com