Sa i përket komunës së Bërvenicës, kryetari i Çairit dhe i LD-së, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se kërkesa e tyre ka qenë që AKI të mos nxjerre kandidatë që në raundin e parë si në Çashkë, dhe që të përmbyllet në raundin e parë gara.

“Kjo nuk ndodhi dhe në raundin e dytë shkoj kandidati i VMRO-së, kryetari aktual i deritashëm dhe Haqim Ramadani i VLEN-it. Dhe në ecje mendojë Haqimi e ka ndru strategjinë , pa konsultime me VLEN-in, ka vendosur që të shqyej pllakatat e VLEN-it… nuk jemi irritu, ne e kemi mbështet Haqimin, se fundja e fundit në diasporë ka shkuar Haqim Ramadani i VLEN-it me Enver Pajazitin që ka qenë kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga AKI-ja, pra bashkë kanë qenë atje”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se Haqimi i ka bërë llogaritë që më mirë i del nëse, del mbi VLEN-in, mbi partitë politike.

“Ne e kemi respektu këtë. Ai në raundin e parë ka qenë kandidat i VLEN-it, në raundin e dytë ka mendu që i del më mirë nëse del i pavarur me vetiniciativë pra pa konsultim me neve, ka dalë i pavarur”, deklaroi Mexhiti.
Ai tha se nuk mundet që kandidati në raundin e parë të jetë i varur dhe në raundin e dytë i pavarur.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com