Pas javësh të vështira, kur qyteti ynë u mbulua me mbeturina nga bllokadat dhe neglizhenca, po dalim vetë personalisht për ta kthyer pastërtinë në çdo lagje, në çdo rrugë.
Së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte jemi në terren, përkrah ekipeve të Higjienës Komunale, Parqeve dhe Gjelbërimit, Ndërmarrjeve të qytetit, dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore, që po udhëheqin ketë mobilizim të madh qytetar.
Do pastrohen kontejnerët, hapësirat përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë që u krijuan si pasojë e bllokadave dhe papërgjegjësisë që e lanë Shkupin të mbuluar me mbeturina.
Sonte, Shkupi nuk do të flejë mbi berllok, por do zgjohet në mëngjes me ajër më të pastër, më të shëndetshëm, me rrugë më të pastra dhe me pamje të re.
Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Shkupin, qyteti që po e marrim në duar për ta pastruar, për ta rregulluar dhe për ta bërë sërish krenari për të gjithë qytetarët e tij.


