Zgjedhjet përfunduan, të vazhdojmë me realizimin e projekteve, atë që e kemi premtuar dhe e kemi marrë si obligim para qytetarëve ta realizojmë. Unë i uroj kryetarit të komunës, i cili vërtet punon me shumë përkushtim, gjë që e ka dëshmuar gjatë viteve të kaluara dhe nuk është rastësi që për herë të pestë është zgjedhur kryetar i Komunës së Petrovecit, madje edhe më bindshëm se herët e kaluara. Jam me të vërtetë mirënjohës për gjithçka që bën për banorët e Komunës së Petrovecit dhe ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe më tej t’i mbështesim komunat në realizimin e projekteve që sjellin vlerë të shtuar në jetën e qytetarëve.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com