Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristian Mickoski, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska, Me ftesë të Shoqatës së maqednasve “VMRO-DPMNE Albania” sot në Tiranë, ata morën pjesë në hapjen e zyrës së re të kësaj shoqate së bashku me një numër të madh maqedonas nga Shqipëria.

Mickoski, siç informuan nga VMRO-DPMNE-ja, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi edhe mundësinë e maqedonasve në Shqipëri për të pasur klubin e tyre, mundësinë për t’u shoqëruar, mundësinë për të punuar lirisht për të ruajtur kulturën, identitetin, gjuhën dhe traditën e tyre, një mundësi që maqedonasit në pjesën e Pirinit të Bullgarisë nuk e kanë.

“Maqedonasit në rajonin e Pirinit nuk e kanë këtë mundësi për t’u organizuar, në shekullin e 21-të ata pengohen të regjistrojnë një shoqatë joqeveritare, nuk mund të flasin lirisht për identitetin e tyre maqedonas. Ne jemi punëtorë, të durueshëm dhe të zgjuar, dhe ju siguroj, qoftë tani apo në periudhën që vjen, do ta arrijmë këtë qëllim”, potencoi Mickoski.

“Më vjen mirë që rrënjët tona shekullore autentike maqedonase dhe identiteti ynë shekullor maqedonas janë të qarta për të gjithë ne këtu.

Siç po shoh, gjuha maqedonase po kultivohet dhe ruhet dhe kjo më bën përshtypje veçanërisht sonte, bëri Mickoski një krahasim në hapjen e klubit maqedonas” tha në fund kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickovski.

Të pranishmëve në hapjen e klubit të shoqatës maqedonase “VMRO-DPMNE Albania” në Tiranë u tha se shteti maqedonas do të jetë një shtyllë e maqedonasve në botë kudo që janë, një shtet që është atdheu i tyre, një shtet që i pret me krahë hapur të kthehen në shtëpi dhe të jenë së bashku me maqedonasit në Maqedoni.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com