Mickoski: Për një kohë të shkurtër arritëm t’i mobilizojmë të gjitha kapacitetet dhe të fillojmë me pastrimin e Qytetit të Shkupit
Ne u gjetëm në një situatë që në shekullin XXI të flasim për gjëra elementare, dhe vërtetë e gjithë kjo duket pak komike, por kur disa gjëra duhet të bëhen, duhet të bëhen, dhe siç thaa kryetari i Qytetit gjatë fushatës zgjedhore, ai dje në kohë rekord arriti t’i mobilizojë të gjitha kapacitetet. Gjithashtu, dua të falënderoj edhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore që u përfshinë në aksion, dhe mendoj se dje gjithçka shkoi mirë, dhe një aksion kaq i fuqishëm si ky sot, nëse asgjë tjetër, mund të shohim se kontejnerët të paktën janë bosh dhe të pastër – tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Mickoski tha se mospastrimi i mbeturinave është një strategji politike e opozitës, por se kryetari i ri i Qytetit, Orce Gjorgjievski, që nga dita e parë i përveshi mëngët dhe filloi punën.
Vërtet duket qesharake, ju kuptoj dhe edhe unë ndonjëherë ndoshta do të qeshja me të gjitha këto për të cilat po flasim. Por, për fat të keq, u gjetëm në një situatë të tillë, dhe kjo ishte një strategji politike e opozitës, e cila përmes mospunës së ishkryetares së qytetit shkaktoi dëm, para së gjithash ndaj Qeverisë dhe shtetit. Dhe duhet të pranoj se në një masë të caktuar ajo arriti ta realizojë këtë,” tha ai. Por, ne e kemi mësuar atë mësim dhe prandaj që në ditën e parë i përveshëm mëngët dhe filluam nga themelet, madje edhe nën themele. Ashtu ishte edhe në qeveri kur erdhëm me borxhe, dhe ashtu është edhe në qytet. Prandaj duhet të gërmojmë nën themele për të dalë në sipërfaqe dhe më pas të ndërtojmë lart. Dhe mendoj se këtë po e bën me cilësi që nga fillimi kryetari i ri i Qytetit. Dua vetëm të them se në jetë nuk ke një shans të dytë për përshtypjen e parë. Prandaj, përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, dhe mendoj se këtu kryetari i ri i Qytetit do ta arsyetojë atë, deklaroi Kryeministri Mickoski.