Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se emrat e ministrave të rinj nga radhët e koalicionit VLEN do të finalizohen deri nesër, ndërsa propozimi do t’i dorëzohet Kuvendit gjatë kësaj jave.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se kur pritet të dërgohet propozimi për ministrat e rinj nga partneri koalicion VLEN, Mickoski theksoi se procesi është drejt përfundimit.
“Deri nesër do të finalizohen të gjitha çështjet. Pres që këtë javë t’i dorëzoj propozimet në Parlament. Kur gjithçka të jetë zyrtare, opinioni do të njoftohet,” deklaroi Mickoski.
I pyetur për emrat e të mandatuarve në komunat ku nuk janë zgjedhur kryetarë, Mickoski u përgjigj shkurt se publiku do të informohet brenda ditës.
“Le të kalojnë në seancën e qeverisë. Seanca fillon për pak minuta dhe publiku do t’i mësojë emrat brenda disa orësh,” tha Mickoski.
Mgid