Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi sot se Maqedonia e Veriut po ndërmerr hapa të vendosur drejt një ekonomie moderne, digjitale dhe të gjelbër. Ai theksoi rëndësinë e strategjive kombëtare për zhvillim dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që synojnë krijimin e kompanive konkurruese dhe të inovative.

Durmishi nënvizoi se tranzicioni i gjelbër nuk është vetëm ekologjik, por edhe ekonomik, duke u fokusuar në burimet e ripërtëritshme, teknologjitë e avancuara energjetike dhe ndërtimet e mençura. Ai gjithashtu prezantoi masat e reja ligjore për mbështetjen e investimeve nga viti 2026, që synojnë punësime cilësore, hulumtim dhe zhvillim, qendra teknologjike dhe investime rajonale.

“Ekonomia që ne ndërtojmë nuk varet nga fati, por nga vizioni. Ekonomi që nuk pret për mundësi, por i krijon ato,” përfundoi Durmishi, duke nënvizuar fokusin e qeverisë në zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe potencialin e të rinjve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com