Njëri prej ikonave më të mëdha të televizionit italian, Pippo Baudo, vijon të sjellë polemika edhe tre muaj pas vdekjes. Këtë hera jo për karrierën, por për pasurinë e tij. Edhe pse testamenti është hapur prej kohësh, askush nuk e ka pranuar trashëgiminë.

Në dokumentet zyrtare, pasuria e Baudos vlerësohet rreth 10 milionë euro. Një shifër që, sipas mediave italiane, është shumë më e ulët nga sa pritej për njeriun që udhëhoqi 13 herë Festivalin e Sanremos, dhe fitoi shuma marramendëse nga televizioni.

Vetëm pronat e paluajtshme arrijnë në mbi 6 milionë euro: apartamente në qendër të Romës, zyra në Prati, tokë në Sicili dhe Lazio. Baudo ka shitur ndër vite edhe vila të rëndësishme, mes tyre një në Morlupo dhe një tjetër në Sardenjë.

Një pjesë e madhe e trashëgimisë së deklaruar shkon për Dina Minnën, asistenten që e shoqëroi për 36 vite. Për të, Baudo nuk ishte vetëm drejtues dhe mik.

Ai ishte “si një baba”. Këtë, ajo e rrëfeu mes lotësh pas ndarjes së tij nga jeta.

Dina e shoqëroi edhe në udhëtimin e fundit drejt Sicilisë, ku karroca mortore u nderua në autostradë nga dhjetëra qytetarë.

Pyetja mbetet: përse asnjëri nga trashëgimtarët nuk e ka pranuar pasurinë? A është vlera reale shumë më e madhe? A ka prona ose të ardhura të padeklaruara që ende nuk janë llogaritur?

Për momentin, pasuria e Pippo Baudos mbetet pezull… dhe misteri i trashëgimisë së tij, vazhdon të rritet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com